Limaj: I trishtë lajmi për vdekjen e sakrificës dhe rezistencës kombëtare Adem Demaci

20:38 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Demaçi, për vdekjen e veprimtarit të shquar shqiptar.

Baca Adem, siç shkruan Limaj në telegramin ngushëllues, ishte dhe mbetet frymëzuesi më i mirë për djemtë dhe vajzat e reja që duan ta nderojnë vendin dhe kombin e vet.

“I trishtë lajmi për vdekjen e sakrificës dhe rezistencës kombëtare Adem Demaci, që ne me dashuri dhe respekt e thërrisnim Baca Adem. Do ta kujtojmë gjithmonë rezistencën dhe sakrificën tënde. Baca Adem kishte një jetë plot sfida e sakrifica për kombin shqiptar. Ngushëllime familjes,
bashkëveprimtarëve dhe gjithë kombit!”, thuhet, ndër të tjera, në ngushëllimin e Limajt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme