Drita është mposhtur në takimin e zhvilluar sonte (e enjte) kundër Dedelanges.
Kampioni i Kosovës pësoi disfatë me rezultat të ngushtë 2 me 1 në takimin e zhvilluar në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse arritën të kalonin të parët në epërsi duke zhbllokuar rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë përmes Shabanit, kampioni i Luksemburgut përmbysi rezultatin në pjesën e dytë.
Vetëm gjashtë minuta pas një ore lojë në Stade Jos Nosbaum, Perez shënoi për 1 me 1.
Goli i dytë u realizua në minutën e 81′ nga penaltia që u ekzekutua nga Turpel.
Klubi gjilanas mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes pas ndëshkimit të Edrit Krasniqit me dy kartonë të verdhë.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet në “Adem Jashari” të Mitrovicës javën e ardhshme./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...