Google ADS

Shpërthimi pranë Ambasadës Amerikane në Pekin, Kina fajëson ujgurët

20:05 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info
Një person ka hedhur në erë një mjet të vogël shpërthyes në afërsi të Ambasadës Amerikane në Pekin. Përveç autorit, nuk janë raportuar lëndime të tjera dhe zyrtarët thonë se policia është përgjigjur menjëherë.
Videot dhe imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë tymin që ngrihet nga zona në afërsi të ambasadës, në qendër të kryeqytetit kinez, me turma njerëzish të mbledhur përreth. Media shtetërore Global Times, në një postim në Twitter tha se banorët lokalë kishin dëgjuar një shpërthim si të një rrufeje.

Një deklaratë nga Ambasada Amerikane në Pekin tha se mjeti, që ata e përshkruajnë si një bombë, kishte shpërthyer rreth orës 13:00 sipas orës lokale në anën juglindore të godinës. Policia e Pekinit tha se dyshonte për një fishekzjarr, që kishte shkaktuar një zjarr. Autori ishte lënduar në duart e tij gjatë incidentit, por nuk është në rrezik për jetën dhe është dërguar menjëherë në spital.

Policia e ka identifikuar atë dhe thotë se është nga një provincë e Mongolisë. Gazetari i BBC në Pekin thotë se aktivitetet normale kanë rifilluar në zonën përreth ambasadës, me njerëzit në radhë për aplikime për viza. Ka pasur raporte të mëhershme se policia kishte larguar një grua që kishte tentuar t’i vinte flakën vetes në afërsi të ambasadës, disa orë para shpërthimit. Nuk është e qartë ndërkohë nëse të dy incidentet janë të lidhura.

Sulmet në kryeqytetin kinez janë të rralla. Incidenti i fundit më i rëndë ishte ai kur një makinë u përplas mbi turmat në sheshin Tienanmen, në 2013, duke vrarë 5 persona, mes tyre edhe autorin.

Kina fajësoi për incidentin separatistët myslimanë ujgurë./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme