Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ripërsëriti edhe njëherë kërkesën e mazhorancës për opozitën në lidhje me votimin e ligjit për shkollën e Magjistraturës.
Gjatë konferencës për shtyp me deputetin e bundestagut gjerman, Balla i propozoi opozitës që ta shkruajë ajo amendamentin dhe shumica do ta votojë.
Taulant Balla: PS bëri të gjitha përpjekjet për të garantuar votën e cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, pra 84 vota në funksion të rivendosjes në afat të një dispozite kalimtare që ka të bëjë me pranimet në Shkollën e Magjistraturës dhe të rishprehim gatishmërinë tonë që që në seancën e parë të 3 shtatorit, pasi dielli dhe vera të ketë qetësuar shpirtart dhe mendjen e trazuara të opozitës, vendimi i parë që duhet të votojmë bashkë me PD dhe LSI është pikërisht mundësimi i pranimeve të reja në shkollën e Magjistraturës për të mos vonuar një vit djem dhe vajza ekselentë që kanë studiuar drejtësi dhe që përmushin kriterët, por që sigurisht do të kalojnë konkursin profesional me qëllim që 50 ndër ta të vijojnë studimet në Magjistraturë. Besoj që kjo rishprehje nga ana jonë e kësja katishmërie përmban në vetëvete edhe propozimin tonë për opozitën le ta shkruajnë ata amendamentin dhe ne do ta votojmë./ora news.tv
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...