Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shprehur dhimbjen e tij, pas lajmit për ndarjen nga jeta të veprimtarit Adem Demaçi.
Me një postim në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka ngushëlluar gjithë Kosovën.
“Jo vetëm Kosova, por mbarë kombi shqiptar është i tronditur sot nga humbja e një ndër bijve më të shquar. Me kurajën, sakrificën dhe atdhedashurinë e tij të jashtëzakonshme, ai u bë simbol i rezistencës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri e barazi në trojet e veta”.
“Lamtumirë Adem Demaçi, heroi i Kosovës, frymëzimi dhe krenaria jonë”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Me 17 shkurt të këtij viti, isha për vizite të Baca Adem për t’ia uruar përvjetorin e 10-të pavarësisë. Ndonëse i sëmurë, në asnjë moment nuk tregoi shenja dobësimi. I fortë dhe plot vullnet si gjithmonë. E patëm lënë të takoheshim sërish, por kësaj here në Kuvendin e Kosovës. Fati nuk e deshi që ai të vinte. Por, Adem Demaçi do të rrojë me ne, derisa të ekzistojë edhe ky popull, për lirinë e të cilit ai barti mbi supe vuajtjet dhe përpjekjet më të mëdha.
Jo vetëm Kosova, por mbarë kombi shqiptar është i tronditur sot nga humbja e një ndër bijve më të shquar. Me kurajën, sakrificën dhe atdhedashurinë e tij të jashtëzakonshme, ai u bë simbol i rezistencës dhe përpjekjeve të shqiptarëve për liri e barazi në trojet e veta.
Vepra e tij shërbeu si burim frymëzimi jo vetëm për luftën tonë të armatosur, por edhe për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në bazë të themeleve të shëndosha, të vlerave të lirisë e demokracisë.
Lamtumirë Adem Demaçi, heroi i Kosovës, frymëzimi dhe krenaria jonë.
Ngushëllime, Kosovë.
Berisha: Pavarësia, akt shpëtimtar nga Ismail Qemali
Krasniqi uron që ky nëntor të jetë i fundit pa çlirimtarët –...
Banorët ia urojnë njëri-tjetrin festën e 28 Nëntorit
“Ai është i gjallë”, Osmani shpërndan foton e bu...
Fabrika më e vjetër e gjilpërave në botë po falimenton pas m...
Hamza uron Shqipërinë në Ditën e Pavarësisë: 28 Nëntori ësht...