Shkodran Mustafi i dërgon mesazh Mesut Ozilit pas vendimit befasues

17:27 | 26 Korrik 2018
Arbresh Info

Shkodran Mustafi i ka ofruar mbështetjen mesfushorit Mesut Ozil pas vendimit të tij befasues për tu pensionuar nga futbolli ndërkombëtar.

Ozil, i cili ka bërë gati 100 paraqitje për Gjermaninë, i dha fund karrierës së tij ndërkombëtare menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.
Mesfushori i Arsenali akuzoi Federatën e Futbollit të Gjermanisë për trajtimin e tij me “racizëm dhe mosrespektim”, akuza që janë mohuar fuqishëm nga ata.

“Kjo më befasoi mua. Ai mori vendimin e tij kur ishte vet dhe duke menduar për të ardhmen e tij”, tha Mustafi, i cili ka bërë 20 paraqitje për Gjermaninë. “Mendoj se është një vendim personal. Si një bashkëlojtar dhe një shok i tij, unë qëndroj pranë tij dhe nëse ai ka nevojë për ndihmë, unë do të jem aty për të”

“Sigurisht, jam pak i zhgënjyer sepse mendoj se ai është një futbollist i shkëlqyer që ka dhënë shumë për skuadrën kombëtare të Gjermanisë”

“Nga pikëpamja ime, të gjithë do ta ndjejnë mungesën e tij, por është një vendim personal dhe ne duhet ta respektojmë atë”

Mustafi ishe pjesë e skuadrës së trajneri Unai Emery në disfatën e pësuar pasditen e sotme (e enjte) ndaj Atletico Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme