Lekaj: Punimet në rrugën Deçan-kufiri me Malin e Zi lehtësojnë lëvizjen e njerëzve, interpretimet tjera manipulim

17:35 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka vizituar rrugën Deçan-kufiri me Malin e Zi së bashku me ambasadorët e BE-së.

Ai përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se në vendin ku po zhvillohen punimet ju ka shpjeguar ambasadorëve dhe anëtarëve të Këshillit Zbatues – Monitorues për zonat e veçanta, se kjo rrugë është asgjë më shumë se mundësi për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit për zonën e Deçanit dhe më gjerë.

Lekaj ka shkruar se rrugët po bëhen për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe ekonomisë së tyre dhe se sipas tij çdo interpretim tjetër është tendencë për të manipuluar opinionin e gjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Statusi i plotë:

ME AMBASADORËT E BE’së: Kjo është e vërteta e rrugës, Deçan – kufiri me Malin e Zi.
Sot vizituam për të disatën herë rrugën Deçan – kufiri me Malin e Zi, që është duke u rehabilituar.
Në vendin ku po zhvillohen punimet ju shpjegova ambasadorëve dhe anëtarëve të Këshillit Zbatues – Monitorues për zonat e veçanta, se kjo rrugë është asgjë më shumë se mundësi për zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit për zonën e Deçanit dhe më gjerë.
Duke i respektuar ligjet e vendit tonë, jemi në shërbim të secilit qytetar. Rrugët po bëhen për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe ekonomisë së tyre. Çdo interpretim tjetër është tendencë për të manipuluar opinionin e gjerë vendor dhe ndërkombëtar.

Të ngjashme