Bazuar në një raport nga ‘Sky Italia’, Chelsea ka njoftuar bordin e AC Milanit se i ka vendosur një çmim prej 62 milionë funta sulmuesit Alvaro Morata.
Pavarësisht një fillimi premtues, 25-vjeçari ka pasur një kohë mjaftë të vështirë në Stamford Bridge dhe bisedimet kanë filluar disa ditë më parë rreth një transferimi të mundshëm të spanjollit, transmeton portali arbresh.info.
Me sa duket, dy klubet janë ende larg për të arritur deri te një marrëveshje, gjë që do të thotë se Milani është duke mbajtur opsionet e tyre të hapur me Gonzalo Higuainin dhe Radamel Falcaon si alternativa.
Milan vazhdon të përpiqet dhe të përmirësoj skuadrën në mënyrë për të siguruar një vend në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm, me synimin për të ndjekur hapat e Interit që të rikthehet në ditët e tyre më të mira.
Morata do të jetë gjithashtu i vendosur për shkëlqyer sërish, veçanërisht pas dështimit të tij për tu kualifikuar në skuadrës e Spanjës për Kampionatin Botëror në Rusi si pasojë e performancave të tij te Chelsea./arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media