Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka reaguar pasi që kryetari i Kuvendit nuk i dha fjalën.
Ai ka thënë se deputetët nuk po flasin në emër të grupeve por veç e veç.
“Më keni zhgënjyer. Përse unë të rri në këtë sallë kur nuk është funksionale. Ti kryetar nuk e ke miratuar kërkesën time që në byfe të jetë një sallë që të mos pihet aty duhani. Sepse unë në këtë seancë nuk kam pse të rri. Duhet të jemi më korrekt në sjelljet e deputetëve. Këta e shajnë njëri tjetrin dhe nuk arrihet asnjë diskutim”, është shprehur ai.
Pacolli iu ka bërë thirrje deputetëve t’i përkrahin ligjet.
“ Unë iu bëjë thirrje deputetëve t’i përkrahin këto ligje sidomos marrëveshjet ndërkombëtare sepse janë në të mirë të Republikës. Duhet të jemi të barabartë që ta marrim fjalën. Përndryshe nuk ka sens që unë të rri në këtë sallë që të jap një votë”, ka thënë Pacolli.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve