Mbappe ndryshon numrin në fanellë te PSG

14:38 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Kylian Mbappe ka ndryshuar numrin në fanellën e tij te skuadra e Paris Saint-Germain.

Kylian Mbappe është kthyer në një nga lojtarët më të mirë të momentit në futboll.

Ai bëri një paraqitje të mrekullueshme në Botëror dhe tashmë ka deklaruar se do e vazhdojë atë edhe te PSG.

Së fundmi ka ardhur edhe një ndryshim te 19-vjecari.

Burime zyrtare kanë konfirmuar se Mbappe nuk do të mbajë më numrin 29 por numirn 7 të njëjtë me idhullin e tij Cristiano Ronaldon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme