Shenjat e heshme të ulçerës së stomakut, ndryshimet që duhet të bëni në dietë

13:56 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Procesi i tretjes fillon që në gojë teksa dhëmbët copëtojnë ushqimin, por tretja e mirëfilltë ndodh në stomak , kur lëndët ushqyese shpërbëhen në minerale e vitamina të cilat më pas kalojnë në gjak për t’u transportuar në të gjithë trupin.

Lëngjet e stomakut që ndihmojnë në këtë proces kanë pH të ulët (acidic) dhe mund të ndodhë që të dëmtojnë mukozën e stomakut! Kur lëngjet gërryejnë indet që rrethojnë stomakun, mund të shkaktojnë plagë të quajtura ndryshe ulcer Shkaqet kryesore të sëmundjes ulceroze janë dy: infektimi nga bakteri helikobakter-pylori dhe përdorimi apo abuzimi me barnat antiinflamatore josteroidiale. Ndryshe nga besimet popullore, ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulcerë në stomak.

Shenjat e para paralajmëruese të ulcerës mund të ngatërrohen me probleme të tjera shëndetësore , ndaj nuk duhet të vetëdiagnostikoheni. Megjithatë duhet të dini që simptomat më të zakonshme të ulcerës janë; Dhimbje stomaku, urth dhe gromësira, të përziera dhe të vjella, jashtëqitje me gjak etj.
Disa ushqime mund të përkeqësojnë gjendjen , të shkaktojnë gazra, vjellje dhe ndjesinë e djegies. Nëse vuani nga ulçera hiqni dorë nga pijet dhe ushqimet e mëposhtme:

Alkooli

Kafeja

Ushqimet pikante

Misi i kuq (përmban proteina dhe yndyrna dhe sistemi tretës kërkon shumë kohë t’i tresë këto të fundit).

Pije të gazuara apo me sheqer- rrisin aciditetin në stomak

Qumështi

Konsumoni më shumë peshk, vezë, bishtaja, fruta e perime

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme