Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një konferencë për media bashkë ka ripërsëritur edhe një herë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës.
“Unë sot dëgjova me vëmendje pozicionimin dhe qartësinë që është më e hershme dhe nuk lidhet fare me komentimet për ndarje të Kosovës. Ndarje të Kosovës nuk do të ketë”, është shprehur Thaçi, raporton arbresh.info.
Këto komente presidenti Thaçi i ka bërë pas një takimi që ka pasur me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.
“Kjo çështje nuk do të përzihet me lajme të rrejshme për ndarjen e Kosovës” shtoi Thaçi duke iu përgjigjur pyetjes së a do te ketë shkëmbim të territorit në atë mënyrë që Lugina t’i bashkohet Kosovës ndërsa Veriu i Mitrovicës Serbisë./Arbresh.info
Kreu i IAEA viziton zonat bërthamore nëntokësore të Iranit
Shkodër: Sekuestrohen gati 700 mijë euro të fshehura në dyer...
Aksident në autostradën Veternik-Bresje, lëndohen katër pers...
Rashica shënon gol në miqësoren e Shqipërisë U21 ndaj Moldav...
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të ...
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...