Google ADS

Hapet kasaforta e Titos, mahnitëse çka kishte brenda

12:32 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Komisioni Kombëtar i Serbisë ka hapur sekretin më të madh të Jugosllavisë për 33 vjet.

Është hapur kasaforta personale e Josip Broz Titos, liderit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe ish-federatës.

Pas vdekjes së Josip Brozit më 4 maj 1980, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, të gjitha gjësendet personale të Titos mbetën të mbyllura.

Medaljet e Titos, sipas vendimit të kryesisë së RSFJ-së, pavarësisht nga vlera e tyre, nuk janë ruajtur nga Banka Kombëtare e Serbisë.

Duke pasur parasysh se disa prej këtyre medaljeve kanë vlera të mëdha materiale, është propozuar që familja të mbante kopjet duke u kompensuar edhe me vlerë monetare, ndërsa medaljet origjinale të mbeteshin në vende publike.

Ja çfarë u gjet në thesarin e Titos:

29 kilogramë e 366 gramë ar në shufra dhe pluhur

2663 monedha ari dhe dukatë

1271 copë monedhash numizmatike

26, 219 dollarë amerikanë

36 mijë marka gjermane

149 copë bizhuteri (që i përkisnin familjes Karagjorgjeviq)

Safir i kaltër i familjes Romanov

18 komplete pjata të argjendta, argjendtë të praruar

83 copë mansheta, pako cigaresh, medaljone, zinxhirë, shenja etj.

Megjithatë edhe pse 34 vjet pas vdekjes, Tito ende mbetet enigmë për studiuesit.

Mbetet mister, biografia e njeriut që e ka sunduar Jugosllavinë për tri dekada e gjysmë, poliglotit, shpatarit, pianistit dhe njërës prej figurave me të rëndësishme të kohës së tij.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme