Viktima e vrarë në Krushë të Vogël është Milit Shehu, 41 vjeçar, ish-ushtar i UÇK-së. Ai është gjetur i vrarë, mëngjesin e sotëm në rrethana të pasqaruara, afër vendit të tij të punës, përballë stacionit hekurudhor.
Ai ishte mashkulli më i madh i familjes. Në masakrën e Krushës së Vogël ka të vrarë 5 anëtarë të familjes, të atin dhe 4 vëllezër, përcjell ““GazetaePrizrenit.net”.
Banorë të fshatit Krushë, thanë viktima ka qenë roje nate, në një market, diku 40-50 metra përballë, stacionit të hekurudhës dhe pasi ai nuk ka pasur ndonjë sherr me dikë.
“Ai ka qenë njeri i urtë e punëtorë, që ka shikuar punën e tij. Kjo është një dhembje jo vetëm për familjen, por për të fshatin dhe më gjerë, duke ditur se pos që ka qenë i sjellshëm, ka shpëtuar nga lufta, ndërsa u vra në rrethana misterioze në vendin e punës”, tha Agron Limani, njëri nga aktivistët e fshatit.
Njoftohet se viktima më parë ishte i sëmurë edhe nga kanceri, por këtë e fazë e kishte kaluar.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...