Google ADS

Vuçiq në Kosovë në fillim të shtatorit

10:00 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në fillim të shtatorit do të duhet të qëndrojë për vizitë në Kosovë, njofton “Blic”. Kjo është dakorduar në takimin e djeshëm të presidentit të Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të jugut, veriut dhe pjesës qendrore të Kosovës.

Sipas gazetës, një nga konkluzat më të rëndësishme të takimit është se secili propozim, qëndrim apo vendim që do ta miratojë Beogradi së pari do iu dorëzohet serbëve të Kosovës dhe do të dëgjohet qëndrimi i tyre.

Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës kanë theksuar se në dialogun Beograd- Prishtinë nuk duhet të hidhet poshtë asnjë temë e bisedimeve dhe zgjidhja të kërkohet duke marrë parasysh interesat afatgjate në Serbi dhe popullit serb, shkruan gazeta. Është dakorduar që takime të tilla në të ardhmen të mbahen në çdo dy javë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme