Ajo është e bukur, shumë seksi, plot energji dhe mbi të gjitha është 49-vjeç. Siç e mësuat edhe nga titulli bëhet fjalë për Jennifer Lopez, e cila është gjithmonë në qendër të vëmendjes për linjat e saj trupore dhe lëkurën e shëndetshme dhe rrjedhimisht të gjithë duan të dinë sekretin e saj.
Këngëtarja dhe aktorja e famshme ka ndarë me publikun këshillat e saj për një bukuri të përjetshme dhe ajo thekson se nuk është paraja dhe as trajnerët personalë, ajo çfarë ju duhet është vetëm vullneti, transmeton tch.
J-Lo rrëfeu se ushqimi është baza ku fillon gjithçka, një dietë e mirë e pasur me perime, proteina dhe ushqime organike do t’ju japë format trupore që keni dashur gjithmonë nëse kjo shoqërohet me stërvitje në palestër.
Ajo parapëlqen të stërvitet herët në mëngjes ndërsa gjatë ditës nëse mundet dremit disa orë gjumë për t’u qetësuar. Për lëkurën e saj ajo përdor gjithmonë acid glicerik për ta mbrojtur atë nga grimi, rrezet e diellit si edhe eleminon qelizat e vdekura.
Një tjetër këshillë e saj është të konsumoni sa më pak kafeinë.
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...