Moti për sot në Shqipëri

08:50 | 26 Korrik 2018
M. A.

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me kthjellime në mëngjes dhe dendësim të vranësirave në mesditë dhe pasdite. Në vend do të qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Përkohësisht në orët më të nxehta të ditës reshjet do të fitojnë intensitet të lartë dhe me karakter shtrëngatash shiu dhe breshëri të lokalizuar shoqëruar më shkarkesa elektrike. Reshjet më tepër do të përqendrohen në jug-juglindje dhe përgjatë zonave malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje 1-14m/sek e vrullshme në bregdet në mesditë. Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-1.8 metra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme