Google ADS

Liverpool e mposht Manchester Cityn, vendosin golat e Salah dhe Manes

08:46 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Liverpooli ka triumfuar kundër Manchester City edhe në miqësore, ashtu si muaj më parë në Champions League.

Të besuarit e Jurgen Klopp fituan 2-1 në miqësoren që u zhvillua në Amerikë – tre golat u shënuan në pjesën e dytë.

Të parët në epërsi kaluan djelmoshat e Pep Guardiolës, Leroy Sane realizoi për 1-0 në minutën e 57’. Mohamed Salah, që u inkuadrua në pjesën e dytë, barazoi shifrat pas gjashtë minutave.

Ai shënoi për 1-1 në minutën e 63’, para se Sadio Mane të shënojë për 2-1 në fund të ndeshjes, në minutën e 90’, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.

Ndeshjet e radhës në “International Champions Cup”, Liverpooli e Manchester City i zhvillojnë kundër Manchester United, respektivisht Bayern Munich.

https://www.youtube.com/watch?v=cHFYH79LE2Q

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme