Është e qartë se të qenurit anëtar i familjes mbretërore britanike do të thotë që jeta jote është thuajse e përsosur. Por edhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë nevojë për pushime !
Pas disa muajve të ngjeshur, përfshirë këtu lindjen e princit më të vogël, ceremoninë e martesës me famë botërore dhe paraqitjeve të pafundme publike, Kate Middleton dhe Princi William po marrin lejen e Mbretëreshës, për të pushuar.
Sipas Hello !, Kate dhe William së bashku me tre fëmijët, Princi Louis vetëm dy muajsh kanë zgjedhur ishullin privat të izoluar Mustique ! Kjo parajsë e fshehur ndodhet në detin e Karaibeve rreth njëqind milje në perëndim të Barbados.
Sipas blogut mjaft të klikuar ” Tea Time ëith the Cambridges”, prindërit e Kate ishin parë gjithashtu t’u bashkoheshin në aeroport familjes mbretërore.
Kjo nuk është hera e parë që çifti viziton këtë ishull pasi në vitin 2012 dhe 2014 kanë kaluar pushimet e verës në ishujt Barbados. Megjithatë këtë herë këto pushime do të jenë më të zhurmshme dhe argëtuese!
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...