Xherdan Shaqiri i është përgjigjur kritikëve që pretenduan se u zhduk sezonin e kaluar dhe insiston se ndërgjegjja e tij është e pastër rreth rënies së Stoke Cityt nga liga.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës ndërpreu pushimet për të finalizuar transferimin te Liverpooli dhe tani është pjesë e skuadrës në turneun para-sezonal në SHBA dhe mund të jetë madje në fushë për ndeshjen kundër Manchester United në Ann Abror dhe atë ndaj Michiganit të shtunën, transmeton portali arbresh.info.
Ai është duke shijuar shansin për të punuar me Jurgen Kloppin dhe thotë se trajneri i tij i ri nuk ka quar në dëm 13 milionë funta.
Por, disa e kanë vendosur në pyetje qëndrimin e tij. Ish bashkëlojtari i tij, Charlie Adamn thotë se 26-vjeçari “ia ktheu shpinën” Stoke Cityt në luftën e tyre kundër dëbimit nga liga, ndërsa Gary Neville e quan atë “jo profesional” ndërkohë që Phil Neville e vlerëson edhe si “turp”.
Duke iu adresuar këtyre akuzave për herë të parë, Shaqiri nuk kishte dëshirë të përfshihej në një përplasje publike, por mbrojti kontributin dhe vendosmërinë e tij dhe nuk beson se kalimi i tij në Anfield e ka lënë me një pikë për të vërtetuar diçka, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj që statistikat e mia flasin vet”, tha fillimisht Shaqiri në një intervistë për ‘Daily Mail’. “Unë isha shënuesi më i mirë me gola dhe asistime, prandaj nuk kam çfarë të them diçka më shumë. Mendoj se të gjithë e dinë që unë isha lojtari më i mirë. Nuk dëgjoj se çfarë thonë lojtarët tjerë”
Kur ju tregua se është quajtur “turp” nga Phil Nevilla, Shaqiri u përgjigj me një buzëqeshje:
“Ai ishte një lojtar i Manchester United – ndoshta atij nuk i pëlqen Liverpooli”
“Disa njerëz ju pëlqejnë, disa jo. Nuk dua të komentoj për atë që kanë thënë njerëzit që nuk i njoh”
“Kam luajtur në Premierë Ligë për tri vite dhe e di se si shkojnë gjërat. Unë mund të shënoj gola, mund të dhuroj asistime. Kam luajtur në Evropë dhe kam shumë eksperiencë. Kjo është arsyeja pse trajneri më transferoi mua. Ai më do mua si një lojtar. Ai i dinë cilësitë e mia”
Liverpooli aktivizoi klauzolën e tij të blerjes duke transferuar kosovarin për një tarifë të vogël. Ata e kanë monitoruar atë që nga koha kur thuajse nënshkruan me të në vitin 2014 kur ai ishte në Bayern Munich.
“Bayerni nuk dëshironte të më shiste mua në atë kohë”, ka thënë Shaqiri. “Kam folur me (trajnerin e atëhershëm të Liverpoolit) Brendan Rodgers para Kampionatit Botëror në Brazil. Ai më thirri mua dhe unë isha i interesuar. Më pas në janar unë nënshkrova për Interin. Më në fund, unë jam një lojtar i Liverpoolit”
Shaqiri shikoi nga tribunat ndeshjen e së mërkurës të Liverpoolit kundër Manchester Cityt./arbresh.info/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...