Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker duket se kanë pasur një takim miqësor në Shtëpinë e Bardhë.
Juncker dhe Trump ishin optimist pasi që të dy e shprehën dëshirën për të ulur tarifat dhe për të lehtësuar tensionet tregtare.
“Përgjatë viteve Shtetet e Bashkuara kanë humbur qindra miliarda dollarë me Bashkimin Evropian dhe ne vetëm duam që kjo të jetë një fushë loje e barabartë për fermerët tanë, për prodhuesit tanë, për të gjithë dhe ne gjithashtu duam që edhe Bashkimi Evropian të përfitoj, kështu që ne mendojmë se mund të jetë mirë për të gjithë dhe për këtë arsye në jemi këtu për të diskutuar“, tha Trump.
Ndërsa Juncker ka thënë se “ne jemi partnerë të ngushtë, aleatë dhe jo armiq, ne duhet të punojmë së bashku, përfaqësojmë gjysmën e tregtisë botërore, një trilion dollarë është shifra mes nesh, kështu që mendoj se duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe kjo është çfarë bëjmë këtu sot”.
Ekspertët e tregtisë shpresojnë që ky takim do të ndihmojë në shmangien e tarifave prej 25% që Trump ka vendosur për makinat e importuara nga jashtë, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...