Policia italiane mbeti e surprizuar kur kontrolloi një magazinë në provincën e Russi në Ravena.
Kishte dyshime se në magazinën e marrë me qera nga një shqiptar fshihej drogë, por pas hyrjes brenda u gjet gati 8 kuintal marijuanë dhe kanabis. Dyshimet nisën të dielën pasi forcat e policisë vunë re se një makinë tip Citroen po bënte manovra të dyshimta në rrugë me një shpejtësi jashtë normave.
Pas ndalimit u konstatua se në timon ishte një 70-vjeçar italian. Gjatë ndalimit ai ishte mjaft i tensionuar ndaj policët vendosën të bënin një kontroll më të detajuar. Nga kontrolli gjetën 70 kg marijuanë brenda 2 thasëve të zinj. Hetimet u thelluan dhe policët arritën të zbulonin vendin ku ishte ngarkuar makina e 70-vjeçarit që i çoi në magazinën e shqiptarit.
Aty u gjetën edhe 602 kg marijuanë dhe 128 kg hashash. Totali 8 kuintal droge më një vlerë në treg 8 milionë euro. Në pranga u vu edhe 40-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Shqipëria dhe kishte si destinacion veriun e vendit. Dyshohet se shqiptari kishte rolin e grosistit./lapsi.al/
Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...
Meta tregon pyetjet që i drejtoi SPAK: Paraqita tre fakte pe...
Flick e cilëson Bilbaon kundërshtarë të vështirë, jep lajmin...
Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet socia...