Nuk ishte një ndeshje e Kampionatit Botëror, nuk ishte as një ndeshje e Ligës së Kampionëve, por Neymar nuk ishte aspak në disponim gjatë një ndeshje pasi rrëzoi një adoleshent në dysheme pasi humbi posedimin e topit.
Ylli i Paris Saint Germain ishte duke marrë pjesë në eventin ‘The Neymar Jr Five”, i cili është kompeticioni më i madh me pesë skuadra ku ato nga e gjithë bota garojnë për të arritur në fazat finale, transmeton portali arbresh.info.
Neymar tentoi të shpërqendroj kundërshtarin e tij dukshëm më të ri në një numër të përpjekjesh, por adoleshenti ishte plotësisht i fokusuar dhe me sukses arriti ta ndal yllin brazilian.
Mirëpo, ish ylli i Barcelonës reagoi me shpejtësi duke rrëzuar madje në formë të palejuar adoleshentin.
Gjyqtari fishkëlloi duke dhënë gjuajte të lirë dhe Neymar, i cili fillimisht tentoi të protestonte për pafajësi të tij, lëshoi një buzëqeshje të çuditshme më pas./arbresh.info/
Shikoni këtë rast në videon më poshtë:
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...