Google ADS

Kaq fëmijë kanë lindur në gjithë botën nga Fekondimi in vitro

22:58 | 25 Korrik 2018
A. B.

 

Më shumë se tetë milionë foshnja kanë lindur duke përdorur Fekondimin in Vitro në gjithë botën, që kur u krijua rreth 40 vjet më parë.

Procedura fillestare, me vezën e fekonduar jashtë barkut të nënës, ka lejuar miliona çifte që të realizojnë ëndrrën e tyre, të bëhen prindër.

Louise Brown është fëmija i parë në botë i lindur përmes IFV, më 25 korrik 1978 në Spitalin e Përgjithshëm të Oldham në Manchester.

Gjysmë milion fëmijë lindin çdo vit nga IVF dhe Injection Intracytoplasmic Sperm (ICSI) nga më shumë se dy milion cikle trajtimi.

Rreth 36 për qind e grave në Evropë që kanë IVF ose trajtime të ngjashme mbesin shtatzënë, dhe rreth 14 për qind e tyre kanë binjakë.

 

Të ngjashme