Mund të duket e lehtë, por shumë njerëz nuk arrijnë dot ta përcaktojnë formën specifike; herë u duket ovale, e herë rrethore për shembull.
Na ndodh të lexojmë këshilla në lidhje me modelin e flokëve, stilin e veshjeve, llojin e vathëve, tonet e syve etj., të gjitha në varësi të formës së fytyrës… Ndaj po ju paraqesim një udhëzues të thjeshtë për të kuptuar më mirë formën e fytyrës.
Detajet ku duhet të përqendroheni:
– gjerësia e ballit
– gjerësia e mollëzave
– linja e nofullës
– gjatësia e fytyrës
Formë e rrumbullakët
Balli është i rrumbullakosur sipas vijës së flokëve; gjerësia e fytyrës është e njëjtë me gjatësinë e saj; mollëzat ndjekin linjën e fytyrës dhe nuk dalin prej saj.
Formë katrore
Balli është pothuajse aq i gjerë sa nofulla; mollëzat kanë linja minimale; nofulla është në formë katrore dhe në linjë të drejtë me ballin; fytyra është sa e gjerë, aq edhe e gjatë.
Formë diamanti
Gjerësia e balli është më e vogël se gjerësia e mollëzave; mollëzat janë më të mëdha se nofulla, mjekra është e ngushtë dhe vjen duke u ngushtuar në një pikë kryesore; fytyra është më e gjatë se e gjerë.
Formë ovale
Gjerësia e ballit është më e vogël se ajo e mollëzave; kockat e mollëzave janë më të gjera; mjekra s’ka ndonjë kënd të theksuar; fytyra është më e gjatë se e gjerë.
Formë zemre
Balli më i gjerë se mjekra dhe linja e flokëve është në formën e shkronjës V; mollëzat janë sa gjerësia e kokës; mjekra vjen duke u ngushtuar dhe zgjatur pak poshtë.
Formë drejtkëndore
Balli ka linjë të drejtë dhe gjerësi të njëjtë me nofullën; kockat e mollëzave janë të theksuara; nofulla është e gjerë dhe mjekra vjen duke u ngushtuar dhe zgjatur pak poshtë; fytyra është më e gjatë se e gjerë.
Formë e përzierë
Në këtë kategori hynë gjithë njerëzit që kanë disa prej tipareve të mësipërme në një të vetme.
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...