Anthony Martial largohet nga kampi stërvitës i Man Utd në SHBA

21:49 | 25 Korrik 2018
Arbresh Info

Anthony Martial është larguar nga kampi stërvitës i Manchester United në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, mësohet se trajneri Jose Mourinho qëndron prapa këtij vendimi duke i dhënë leje për këtë lojtarit, transmeton portali arbresh.info.

Martial është larguar nga skuadra e Manchester United për të qenë me të dashurën e tij, e cila është duke pritur një fëmijë. Por, largimi vjen pas raporteve të vazhdueshme që Anthony Martial dëshiron të largohet për të mirë nga Manchester United.

Chelsea, Tottenham Hotspuri dhe Bayern Munichu janë të gjithë të hapur për të nënshkruar me lojtarin.

Jose Mourinho mund të detyrohet të vazhdoj të gjithë turneun para-sezonal në mungesë të sulmuesit, gjë që e vendos raportin e tyre tashmë të tensionuar edhe më shumë në pah./arbresh.info/

https://instagram.com/p/BlVrKx9Fmz5/?utm_source=ig_embed

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme