Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, ka reaguar rreth raportit të DASH, ku Shqipëria është lënë jashtë listës së vendeve që SHBA u sugjeron investitorëve amerikanë për të bërë biznes.
Duke përshëndetur raportin e mikut dhe aleatit të Shqipërisë, SHBA-ve, Kokëdhima thekson se ky ishte raporti më kritik i bërë për Shqipërinë në 25 vitet e fundit.
“Këto shuma të paimagjinueshme do t’i paguajnë shqiptarët për të pasuruar një grusht biznesmenësh të oborrit të kryeministrit, ashtu siç po paguajnë edhe koncesionet që na la peshqesh Saliu”, shprehet ai.
Deklarata e plotë
Shqipëria është lënë jashtë listës së vendeve që SHBA u sugjeron investitorëve amerikanë për të bërë biznes, ndryshe nga viti 2017 kur ishte në këtë listë. Kështu thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit për vitin 2018. ZGJIDHJA e ka deklaruar me kohë se i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës si të vetmin aleat strategjik të vendit dhe kjo është një goditje e rëndë për popullin shqiptar. Ky vendim vjen pas raportit të DASH-it pak muaj më parë që konstatonte se “korrupsioni është i përhapur në të gjithë degët e qeverisjes në Shqipëri”. Ky ishte raporti më kritik i bërë për Shqipërinë në 25 vitet e fundit dhe ZGJIDHJA e përshëndeti qëndrimin realist të SHBA-ve si mikun dhe aleatin më të madh të popullit shqiptar. Si gjithë shqiptarët, qeveria amerikane e di se në Shqipëri korrupsioni është në pushtet dhe në vend të republikës është instaluar tirania e krimit. Zullumeve të 5 viteve të shkuara me mijëra tendera të manipuluar dhe me qindra milionë euro të dhënë për një grusht biznesmenësh të oborrit të Ramës vazhdojnë t’i shtohen koncesione të reja skandaloze. Vetëm dy ditë më parë qeveria i dhuroi një firme të panjohur koncesionin e tretë të programit “1 miliard euro” për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, që u shtohet koncesioneve për Rrugën e Arbrit dhe autostradën Thumanë-Kashar, fatura e të cilave shkon në total 800 milionë euro. Këto shuma të paimagjinueshme do t’i paguajnë shqiptarët për të pasuruar një grusht biznesmenësh të oborrit të kryeministrit, ashtu siç po paguajnë edhe koncesionet që na la peshqesh Saliu. ZGJIDHJA në pushtet do të aplikojë tatime të jashtëzakonshme dhe të gjitha masat ligjore e shtrënguese të mundshme për të rishpërndarë përfitmet e padrejta të koncesioneve korruptive. Këto përfitime duhet t’i kthehen popullit dhe shtetit shqiptar. #ZgjidhjaPërShqipërinë
Spak: U godit grupi i Suel Çelës. Dy gazetarët dyshohen se m...
Nesër mbahet ceremonia e themelimit të SHKK-së, merr pjesë H...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...