Asambleistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fiknete Bejta, ia ka lënë komunës së Prishtinës një pjesë të fajit për vërshimet e rrugëve në kryeqytet, duke thënë se është përgjegjësi e tyre që ta stabilizojnë ujin në ujëmbledhës.
“Stabilizimin e ujit në ujëmbledhës e ka përgjegjësi komuna”, ka thënë Bejta në Info Magazine të Klan Kosovës ndonëse e pranon se shiu është çështje dhe atribut i natyrës.
“Nuk janë përgatitur dhe po zihen në befasi, kur ne para një javë dite e kemi ditur që do të ketë rrebeshe të shiut në qytet. Non-stop kjo komunë është në befasi për gjërat që ndodhin”
Bejta argumenton se komuna ka buxhet të bollshëm, ku prej tij thotë se janë 2.5 milionë në dispozicion të tyre vetëm për mirëmbajtje të kanalizimit, por se shfrytëzohen vetëm tre përqind nga to.
“Komuna ka mbi nëntë milionë euro buxhet për investime kapitale vetëm për këtë punë. Ndërsa vetëm për mirëmbajtjen e kanalizimeve, vërshimeve janë 2.5 milionë euro. A besoni që vetëm 3% të buxhetit janë shpenzuar sepse janë befasuar që duhet t’i shpenzojnë në muajin gusht?”.
“Jam e vetëdijshme që komuna e Prishtinës është në ndërtim e sipër – ka bartje të dheut, mirëpo nuk po punohet në ndryshimin dhe riparimin e gypave të vjetër të kanalizimit”.
Bejta në fund kërkoi që komuna ta shpenzojë buxhetin në realizimin e projekteve, që së paku qendra e Prishtinës të mos ballafaqohet me problemet e tanishme të vërshimeve të rrugëve.
“I bëjmë thirrje komunës që buxheti qysh është ndarë, ato projekte 2.5 milionë euro janë më esenciale për pastrimin e pusetave, për debllokimin e kanalizimit etj., të paktën të trajtohen dhe shpenzohen brenda kësaj kohe – sepse nuk ka shpenzim të buxhetit, nuk ka realizim të projekteve”.
“Pastaj 9.4 milionë euro të tjera të jepen për projekte që zgjerojnë problemet e kanalizimit, të mos ngulfatet bile qendra e qytetit me këso problemesh”, ka deklaruar ajo.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...