Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është propozuar për aprovim përbërja e re e Kryesisë së AAK-së. Në përbërjen e re të Kryesisë së AAK’së gjenden plot emra të rinj – përfshirë Besim Demin, që aktualisht është zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Jashtë listës ka mbetur ish-nënkryetari Daut Haradinaj, vëllai i numrit një të partisë, Ramush Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i rizgjedhur javë më parë në këtë post, i prin Kryesisë së re të AAK-së, i pasuar nga 12 nënkryetarë – Ardian Gjini, Ahmet Isufi, Pal Lekaj, Gazmend Abrashi, Blerim Kuçi, Ali Berisha, Teuta Haxhiu, Muharrem Nitaj, Smajl Latifi, Magbule Shkodra, Time Kadrijaj dhe Diellza Hoti.
Pas tyre, renditen sekretari i përgjithshëm, Besnik Tahiri; sekretarja organizative, Donika Kadaj; dhe sekretari ekzekutiv, Lulzim Leci.
Pozitat 21 deri në 32 i zënë anëtarët e thjeshtë të Kryesisë së re të AAK-së – Driton Bardheci, Agim Elshani, Agron Kuçi, Alban Dermaku, Anton Berisha, Arba Mirena, Arbëresha Ajdini-Nallbani, Arbresha Hetemaj, Arlind Dermaku, Avni Arifi, Bali Muharremaj, Bashkim Ramosaj, Basri Lenjani, Bekë Berisha, Besim Demi dhe Brahim Mehmetaj.
Kryesia e AAK-së, sipas statutit të kësaj partie, “është organ ekzekutiv i zbatimit të politikave të AAK-së, qëndrimeve dhe vendimeve të AAK-së, të aprovuara në Këshillin Drejtues dhe në Kuvendin e AAK-së”.
Partia ka vlerësuar se përbërja e re e Kryesisë “garanton vazhdimësinë e punës dhe aktivitetit në AAK, përfshirë të profesionistëve të rinj që kanë vullnetin dhe gatishmërinë për të vepruar në AAK, si dhe garanton kuotën gjinore”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...