Emery: Mesut Ozil do të ketë një sezon të madh në Arsenal

20:40 | 25 Korrik 2018
Arbresh Info

Unai Emery beson se Mesut Ozil do të ketë “një sezon të madh” te Arsenali pas vendimit të tij të fundit për pensionim nga detyra me skuadrën kombëtare.

Ozil ishte kritikuar ashpër pas fotos me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në muajin maj dhe eliminimit të hershëm në Kampionatin Botëror, transmeton portali arbresh.info.Mesfushori citoi “racizmin dhe mosrespektimin” si arsye për vendimin e tij që të largohet nga detyra te skuadra kombëtare, gjë të cilën Federata e Futbollit të Gjermanisë e ka “refuzuar fuqishëm”.

Ozil ka vendosur t’i ribashkohet bashkëlojtarëve të Arsenalit në Singapor për turneun para-sezonal dhe ish ylli i Real Madridit është i gatshëm për të lënë pas tij një verë mjaftë të trazuar.

I pyetur rreth vendimit të Ozilit për pensionim nga detyra me Gjermaninë, Emery u përgjigj:

“Ai mendon se çfarë është më së miri për të, ai e shpjegoi vendimin e tij dhe këtu ne jemi për t’i ndihmuar”

“Ai ka eksperiencë, ai ka kualitet dhe ka një mentalitet të mrekullueshëm dhe ne do t’i ndihmojmë atij që të ndihet mirë dhe për të shfaqur kualitetin e tij me ne”

“Jam i sigurt që ai do të ketë një sezon të madh me ne”

Emery ka theksuar gjithashtu se Ozil respektohet në masë të madhe në Arsenal pavarësisht vendimit të tij të fundit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme