Google ADS

Zjarrfikësi veteran jep këshilla të vyera në rast se përballeni me zjarrin në banesë

18:47 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Tragjedia greke e shkaktuar nga zjarret ka rikthyer te qytetarët shqiptarë kujdesin që duhet të tregojnë për të evituar situata të tilla.

Mediat raportojnë se shumë prej viktimave u asfiksuan gjatë tentativës për të shpëtuar gjërat me vlerë. Por si duhet të veprojnë në një situtë zjarri?

Arif Kullolli me një eksperiencë 25 vjeçare në Shërbimin Zjarrfikës thotë se në rastet e zjarrit në banesë qytetarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të dalin menjëherë nga shtëpia.

Arif Kullolli: Duhet të largohen, sepse nga tymi dhe nga zjarri edhe mund të ketë pasoja pastaj, por të dalin në vende të sigurta dhe të njoftojnë 128 zjarrfikësen dhe policinë.

Kullolli tregon se gjatë viteve të punës se tij është ndeshur me raste te shumta ku qytetarët janë përpjekur t`i shuajne vetë flakët apo të rikthehen në banesë për të shpëtuar orendite.

Arif Kullolli: Ka shumë qytetarë që nëse bie zjarr në banesë duan të rifuten, por ajo është me e rrezikshme sepse futesh dhe nuk del dot nga asfiksimi. I bëj thirrje qytetarëve që nëse konstatojnë zjarr të dalin sa më parë dhe të dalin sa më shpejt dhe të nxjerrin njerëzit sepse ajo është kryesore mos ketë viktima.

Më rendësi sipas zjarrëfikësit është edhe pajisja e banesave me mjete për shuarjen e zjarreve

Arif Kullolli: E mira është që edhe në shtëpi ta kesh një fikëse zjarri. Për momentin është shumë e mirë, por nëse zjarri merr përmasa të mëdhaja është e vështirë.

Po qytetarët vetë sa të kujdeshëm tregohen për të evituar të tilla situata?

“Kujdesemi dhe kemi shpëtuar”

Verën e kaluar edhe Shqipëria u përfshi nga disa vatra zjarri në një pjesë të konisderueshme të territorit të saj. Krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë numri i zjarreve ka qënë më i ulët por autoritetet thonë se mbeten në gatishmëri./Oranews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme