Teknologjia VAR do të debutoj në La Liga në këtë sezon dhe Real Madridi tashmë ka testuar këtë në një ndeshje miqësore mes dy skuadrave të tyre të reja.
Gjiganti madrilen e ka testuar teknologjinë për asistencë ndaj gjyqtareve në ndeshjen e zhvilluar sot (e mërkurë) mes Castillas dhe Juvenil A, transmeton portali arbresh.info.
Teknologjia me sukses ka kaluar testin në Santiago Bernabeu, ku ‘Los Blancos’ do të përballen me Getafen në takimin e tyre të parë si nikoqir në sezonin e ri.
Ndeshja ishte shikuar nga një gjyqtar i La Ligas dhe rezultati final ishte i barabartë 2 me 2.
Dani Gomez shënoi dy golat për Castillan, ndërsa Pedro dhe Saul shënuan për Juvenil A./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...