Google ADS

Njihuni me efektet që i shkakton kafja në trupin dhe trurin tonë

17:31 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Të gjithë e dimë se pijet freskuese dhe ato me sheqer nuk janë edhe aq të mira për shëndetin, por çfarë dimë për kafen?

Shumica prej nesh preferojmë të zgjohemi nga gjumi dhe gjënë e parë që e bëjmë është pirja e një kafe para se ta fillojmë ditën, madje edhe gjatë ditës i konsumojmë disa tjera, transmeton Telegrafi.

Sasia e rekomanduar e konsumimit të kafeinës është 300mg, por shumica prej nesh jemi duke e tejkaluar këtë dozë në mënyrë që të përshtatemi me orarin e ngarkuar të punës dhe detyrat tjera që i kemi.

Në fakt, ka shumë njerëz që e tejkalojnë sasinë e rekomanduar të kafeinës ende pa arritur në zyre.

Hulumtimet e hollësishme kanë treguar se kafeina ka efekte fitimprurëse kur përfshihet në dietë, siç është rritja e vëmendjes, performancës fizike, etj.

Madje edhe Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) ka konstatuar se 75mg kafeinë ndihmojnë në rritjen e përqendrimit dhe vëmendjes.

Sidoqoftë, tejkalimi i sasisë së rekomanduar ditore të kafeinës mund të ketë efekte masive negative në shëndetin mendor.

 Pipas ‘Anxiety UK’, vetëm në Mbretërinë e Bashkuar vuajnë rreth 3 milionë njerëz nga ankthi, ndërkaq konsumimi i kafeinës vetëm sa i keqëson më shumë këto simptoma.

Sasia e tepërt e kafeinës mund ta çrregullojë edhe gjumin, e gjithashtu mund të shpijë edhe në hipëraktivitet.

Konsumimi i kafes në stomak të zbrazët mund ta stimulojë edhe prodhimin e acidit hidroklorik. Kjo mund të jetë problem sepse ky acid duhet të prodhohet vetëm për t’i tretur shujtat.

Nëse trupi juaj duhet të prodhojë më shumë acid hidroklorik për t’iu kundërpërgjigjur kafeve të rregullta që i pini, atëherë trupi fillon të ketë probleme të prodhojë mjaftueshëm acid hidroklorik për t’u marrë me tretjen e një shujte të madhe – e kjo shpie në shtim të peshës.

Shumë pak njerëz e monitorojnë sasinë e kafeinës që e konsumojnë dhe, duke marrë parasysh se shumë ushqime e pije përmbajnë kafeinë, ne jemi duke konsumuar nivele shokuese të kafeinës.

Përveç tjerash, nivelet e larta të kafeinës – posaçërisht kur përzihen me ëmbëltues artificialë – mund të ndikojnë negativisht edhe në sistemin e tretjes, në pulsin e zemrës dhe kësisoj çrregullimet e ankthit dhe panikut vetëm sa keqësohen.

Është gjë e mirë t’i keni parasysh edhe produktet të cilat përmbajnë kafeinë dhe sa përmbajnë, në mënyrë që të keni më shumë kujdes për sasinë e rekomanduar ditore që e konsumoni.

Përmbajtja e kafeinës në pijet dhe ushqimet e zakonshme:

– Redbull (kënaçe 250ml): 80mg kafeinë
– Çokollatë e zezë (100g): 80mg kafeinë
– Coca-Cola dietike (kënaçe 330ml): 42mg kafeinë
– Çaji i zi: 31mg kafeinë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme