Zlatan Ibrahimovic i ka kërkuar falje tifozëve të Manchester United dhe insiston se ata do të kishin parë “një luan ndryshe” nëse do të ishte transferuar në Premierë Ligë në fazat më të hershme të karrierës së tij.
Suedezi arriti në Angli në moshën 34-vjeçari, por beson se tifozët nuk kanë arritur të shohin formën e tij më të mirë, transmeton portali arbresh.info.
“Ndihem keq për tifozët – nëse ata do më kishin parë më të ri, ata do të kishin parë një luan ndryshe”, ka thënë Ibra për faqen zyrtare të Manchester United. “Për Premierë Ligë, do të ishte e vështirë, pasi do i kisha ngrënë ata për mëngjes, por në vend të mëngjesit, i kam ngrënë për drekë”
“Por, unë erdha, ata më kërkuan mua, unë ua ofrova vetën time atyre. Kam qenë aty dhe e kam bërë këtë”
“Ata [tifozët] janë të veçantë, gjithandej shoh kuq, unë mendoj për United”, shtoi ai.
“Do të mbetet në histori të karrierës time, kur të mendoj për kohën time në United, do ta bëjë këtë me një buzëqeshje”
Në sezonin e tij të parë te United, Ibrahimovic ka shënuar 28 gola brenda 46 paraqitjeve para se të pësonte një lëndim serioz./arbresh.info/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...