Kur është fjala për fëmijët, prindërit asnjëherë nuk pushojnë së brengosuri.
Një aspekt për të cilin brengosen shumica e nënave dhe baballarëve është zhvillimi i aftësive të komunikimit, pasi që vonesat linguistike nënkuptojnë probleme me dëgjim dhe vështirësi tjera të mësimit.
Në një artikull të fundit, ekspertja Lauren Reinhardt ka shpjeguar se si mudn ta dini nëse fëmija juaj është duke zhvilluar aftësi adekuate të të folurit.
Ajo tregon që studime të shumta e mbështesin faktin se fëmijët të cilët futen në shkollë me një fjalor më të zgjeruar thjesht kanë rezultate më të mira.
Pra, fëmijët janë më pak të prirë të kenë probleme me mësim nëse dinë shumë fjalë, pasi që janë më mirë të pajisur për t’u ballafaquar me problemet sociale, emocionale, etj.
Veç kësaj, ekspertja gjithashtu ka cituar një hulumtim i cili thotë se djemtë janë deri në trefish më të prirë të kenë vonesa në gjuhë sesa vajzat.
Sidoqoftë, sa fjalë konsiderohet si normale që fëmija t’i dijë në moshën 1, 2 dhe 3 vjeçare?
1 vjeç
Reinhardt thotë se gjatë kësaj moshe fëmija duhet të jetë i aftë ta thotë fjalën e parë, dhe ndoshta edhe disa tjera.
18 muajsh
Pas një viti e gjysmë që ka lindur, fjalori i fëmijës duhet të jetë duke i rritur me ritëm të mirë, ku ajo parasheh që fëmija t’i dijë deri në 20 fjalë.
Nuk ka nevojë fëmija që t’i shqiptojë mirë të gjitha fjalët, por mjafton t’i dijë ato dhe t’i thotë përafërsisht.
2 vjeç
Kjo moshë është e rëndësishme sa i përket zhvillimit linguistik. Në këtë moshë fëmija duhet të jetë i aftë t’i lidhë dy fjalë me njëra-tjetrën.
P.sh., topi dhe i madh. Ose Verdhë dhe Dielli, etj.
Për ta arritur këtë, fëmijës i nevojitet një bagazh i mbushur me plot fjalë të cilat duhet t’i zgjedhë, prandaj ajo thotë se deri në këtë moshë fëmija duhet t’i dijë minimum 50 fjalë.
3 vjeç
Ditën që fëmija i mbushë 3 vjeç, ai/ajo duhet t’i dijë 1,000 fjalë.
Ndonëse është gjë e vështirë që prindërit ta numërojnë secilin fjalë që fëmija e thotë, ju mund ta dini nëse fëmija është duke zhvilluar aftësi të mira komunikimi nëse është i aftë të formulojë fjali me 5-7f fjalë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...