Google ADS

MMPH, në proces të analizave të cilësisë së ujit në lumin Mirusha, për identifikimin e shkaqeve të ngordhjes së peshqve

16:35 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, bazuar në raportimet e mediave dhe të inspektoratit komunal të mjedisit nga komuna e Malishevës, lidhur me dukurinë e paraqitjes së ngordhjes së peshqve në rrjedhën e lumit Mirusha dhe atë në lokacionin nga Banja e Malishevës në drejtim të qytetit të Malishevës, është duke ndërmarrë masat e nevojshme për të vërtetuar shkaqet e ngordhjes së peshqve.

Inspektorati i ujërave në kuadër të MMPH-së, bazuar në prezencën e inspektorit komunal në vend ngjarje, ka udhëzuar inspektorin që t’i marrë mostrat e ujit nga lumi i Mirushës për analiza të mëtejme të ujit nga lumi Mirusha për të identifikuar shkaqet e paraqitjes së ngordhjes së peshqve .

Në këtë aspekt Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pas pranimit të mostrave të ujit nga vendi i ngjarjes është duke bërë analizat në laborator për të verifikuar nëse cilësia e ujit ka ndikuar në ngordhjen e peshqve.

Rezultatet mbi cilësinë e ujit do të raportohen pas përfundimit të analizave laboratorike të mostrës së sjellë në Institut.

MMPH do t’iu mbajë të informuar në lidhje më këtë rast, dhe njëkohësisht inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me organet përgjegjëse për të çdo informacion në lidhje me shkaqet që mund të kenë shkaktuar këtë fenomen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme