Kryetari i Prishtinës ka thënë se kanë përmbushur të gjitha kushtet që Trafikut Urban t’i shtohen edhe 21 autobusët e mbetur dhe se brenda dy javëve këta autobusë do të vijnë në Prishtinë.
“Sa i përket autobusëve, ne javën e kaluar e kemi përmbush edhe kushtin e fundit që ka thënë BERZH e që është kontrata e shërbimeve publike në mes të Komunës së Prishtinës dhe Trafikut Urban, e që është reforma më e madhe që është bërë në transportin publik ndonjëherë”, ka thënë kryetari Ahmeti.
Ai ka thënë se është punuar rreth nëntë muaj deri në hartimin e kontratës.
“Tash Komuna do ta paguaj shërbimin për kilometër, ku ne do t’i marrim të hyrat nga biletat kurse ata paguajnë trafikun urban për çdo kilometër, që ofron shërbim në transportin publik, kjo kontratë është punu për rreth 9 muaj dhe na ka hapë rrugën dhe besoj që këtë javë paguhen autobusët që kanë mbet, 21 autobusë dhe besoj që brenda dy javëve do t’i kemi në Prishtinë 21 autobusët e tjerë, BERZH veçse ka filluar procedurat e pagimit të këtyre autobusëve e që është rreth 4 milionë euro”, tha Ahmeti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...