Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot ka pasur bisedë telefonike me kolegun e tij athinas Jorgos Kaminis dhe i ka shprehur ngushëllime të thella për qytetarët që humbën jetën në zjarrin e stuhishëm që e përfshiu rrethinën e Athinës.
“Qyteti i Shkupit do t’i dërgojë një milion denarë ndihmë fillestare Athinës për të pësuarit në zjarre. Kjo është masa e parë urgjente e Qytetit të Shkupit dhe ai mbetet i hapur për çfarëdo lloj ndihme në qoftë se në mënyrë plotësuese kërkohet”, njoftoi Qyteti i Shkupit.
Përveç Shilegovit, edhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj, ka kontaktuar me Kaminis duke i shprehur mbështetje dhe ofruar ndihmë.
Kaminis, siç kumtoi Kabineti i tij, është falënderuar për solidaritetin që e demonstrojnë dhe dakorduan kontakt të ri për hapat e ardhshëm.
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...
Drita mposht Suharekën
Zbulohet kolonia e koraleve më e madhe në botë/ Mbi 300 vjeç...