Njëri prej transferimeve më të bujshme dhe befasuese u realizua të martën mbrëma kur Malcom që u zyrtarizua te Roma të hënën bëri një kthesë të madhe duke u transferuar te Barcelona.
Përveç që kishte aranzhuar fluturimin e Malcomit nga Franca drejt kryeqytetit, qindra fansa u mblodhën në aeroportin e Romës për të mirëpritur brazilianin 21-vjeçar.
Por talenti brazilian sot ka nënshkruar kontratën pesëvjeçare para se t’i bashkohet ekipit të Barçës në turneun parasezonal.
Sportsmail ka analizuar krejt procesin që Barça e realizoi deri te transferimi i befasishëm “para syve” të Romës
Dhjetor 2014
Barcelona e monitoroi Malcomin sa ishte pjesë e klubit brazilian Corinthians. Ishte shumë afër transferimit të tij, por vendosi që të lejonte një klub tjetër për të rrezikuar në transferimin e tij dhe të shikonte nga afër ngritjen e tij. Dy vjet më vonë ai kaloi te Bordeaux, por Barça monitoronte situatën e tij, transmeton Koha.net..
Dy javë më parë
Barcelona kishte prioritet transferimin e Willianit të Chelseat, por mendonte edhe alternativa tjera.
Klubi spanjoll u njoftua se Roma ishte afër marrëveshjes për transferimin e Malcomit dhe u këshillua që të takohej me përfaqësuesit e lojtarit në një hotel në qytet.
Kishte bisedime pozitive, por Willian mbeti prioritet pasi dështuan në transferimin kryesor, Antoine Griezmann.
E diele
Barcelonës iu refuzua oferta prej 70 milionë eurove nga Chelsea për Willianin. Me ardhjen e Maurizio Sarrit, Willian është njëri prej lojtarëve që nuk mund të largohej, por çmimi prej 75 milionë eurove shtyu Barçën që të mendonte për Malcomin.
E hëne pasdite
Roma njoftoi se kishte arritur marrëveshje me Bordeaux për transferimin e Malcomit që do të përfitonte 2.5 milionë euro për sezon dhe lojtari do të kushtonte 36 milionë euro. Marrëveshja ishte arritur, por nuk kishte dokument të nënshkruar dhe lojtari ende ishte në Francë.
Fluturimi i orës 20:00 për në Itali
Një aeroplan privat pritej ta dërgonte lojtarin nga Bodeaux në Romë dhe pritej të arrinte në orën 22:00.
Më shumë se 100 fansa të Romës ishin mbledhur në aeroport për ta mirëpritur dhe nëna e lojtarit besohet se kishte arritur në Itali, por Malcomi kurrë nuk arriti.
Pas Chelsea nuk po jepte shenja se do ta lejonte shitjen e Willianit, Barça kishte edhe një letër në duar – të ofronte gjithçka për një tjetër lojtar dhe të shihte nëse kërcënimi do t’ia ndryshonte mendjen Chelseat, por kjo nuk ndodhi.
E martë
Disa përfaqësues të lojtarit fluturuan drejt Barcelonës për të biseduar rreth detajeve të kontratës së Malcomit.
I joshur nga ideja që të merrte numrin 7 që i ishte rezervuar Antoine Griezmannit, lojtarit iu mbush mendja – donte bashkimin me Barcelonën dhe jo me Romën.
Një pjesë e përfaqësuesve të tij qëndruan me të në Bordeaux për të biseduar me klubin dhe me një video me drejtorin sportiv të Romës, Monchin.
E mërkurë
Malcomi kreu testet mjekësore para zyrtarizimit të plotë te Barcelona dhe para se të udhëtojë drejt Portlandit për t’u bashkuar me bashkë-lojtarët e rinj.
Monchit i ka mbetur në dorë telefoni me shumë mesazhe nga Bordeaux dhe agjenti i lojtarit, duke i thënë se marrëveshja me Romën ishte “arritur”.
Ai e di se nuk kishte kontratë të nënshkruar dhe se nuk mund të marrë hapa ligjor kundër Barçës. Mundësia e vetme e tij është që të shikojë tjetër lojtar.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...