Google ADS

Nagavci: Projektligji për pagat nuk është i draftuar si duhet

13:35 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Deputetja e Vetëvendosjes Arbërie Nagavci në një konferencë për media ka folur lidhur me projektligjin për rritjen e pagave, dhe dallimet e pagave në institucionet e Kosovës.

Ajo ka thënë se projektligji për pagat nuk është i duhuri dhe se duhet bërë ndryshime.

“Qeveria ka draftuar një projektligj të pastrukturuar me plotë paqartësi, gabime drejtshkrimore, definicione gjysmake e të pakuptimta, duke e shtuar vetëm se konfuzitetin e deritanishëm për pagat në sektorin publik. Ka nene të cilat janë kontradiktore”, ka thënë ajo.

Sipas saj me këtë projektligj paga bazë synon pozitat sipas nivelit të kualifikimit, nivelit të rrezikshmëris, e shumë të tjera, raporton Arbresh.info.

“Kjo në fakt nuk arrihet me këtë projektligj sepse është lehtë e dokumentueshme se një sërë pozitash apo profesionesh që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë, si mjeket kanë koeficientin dukshëm më të ulët se pozitat krahasimisht në ëprgjithësi. Kjo mund të konstatohet edhe për dallimin shumë të madh në mes të pagës së Presidentit dhe Kryeministrit të vendit ku edhe pse përgjegjësia dhe vendimmarrjes së kryeministrit është shumë e madhe por rroga e Presidentit është edhe më e madhe. Shumë aspekte të dallimit në paga nuk rregullohen me grada. Po ashtu draftligji lë pa rregulluar pothuajse gjithqka”, ka thënë ajo.

Profesori Bedri Bislimi ka thënë se ligji për pagat lë gjithëka të parregulluar.

“Ky projektligj ka nevojë për një ridraftim komplet në mënyrhë që të shmangen këto anomali. Po ashtu kërkojmë edhe riformulim të nenevë në këtë projektligj si te neni 3, 4, 8, 9, 10, 11, 12, 18, 21, 25. Ligji duhet të hyjë në fuqi me 1 janar 2019 në mënyrë që të kemi kohë të përgatisim udhëzimet administrative si për orarin shtesë të punës, performancën e probleme tjera”, ka thënë ai duke shtuar që koeficienti bazë të ndërlidhet me pagën minimale.

“Pastaj shumë leht e krahasojmë pagën e një zyrtari me pagën minimale. Mund të themi që paga e një zyrtari është 10 fish më e lartë se ajo minimale ndërsa jo sikurse tani ku paga e presidentit është 12 fish më e madhe. Po ashtu ka edhe dallime në grada si tek doganierët që paguhen pastaj edhe tek mësuesit”, ka thëksuar ai.

Sipas tij Qeveria që e ka hartuar këtë draftligj nuk ka dashur të heq problemet e krijuara.

“LVV është shumë e interesuar që sa më parë të miratohet ligji për paga por që projektligji të largoj problemet e jo të shtoj ato. Ky projektligj mund të ndryshohet ridizajnohet por jo me këtë përbërje të Qeverisë”, ka thënë ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme