Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi thotë se të gjitha partitë duhet t’i bashkohen atij në procesin e bisedimeve me qëllim që, sipas tij, ta marrin kreditin për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Por, kreu i PSD’së Shpend Ahmeti thotë se Thaçi ka për qëllim që të shpërndahet faji për këtë marrëveshje. Ai ka thënë se PSD nuk do t’ia japë mbështetjen Presidentit.
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka mohuar mundësinë qe partia e tij ta mbështesë Presidentin Thaçi për kryenegociator të bisedimeve me Serbinë, duke thënë se i gjithë ky proces është jo transparent dhe si i tillë nuk e ka përkrahjen e PSD’së.
“Ne nuk kemi asnjë informatë se çka po ndodh. Në asnjë mënyrë nuk e kanë përkrahjen tonë në këtë proces jo transparent”, ka thënë Ahmeti.
Ai gjithashtu ka thënë se nëse tashmë gjithçka është e vendosur, opozita nuk ka pse të shkojë në Bruksel vetëm sa për të bërë fotografi dhe për ta marrë përsipër fajin e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
“Nëse gjithçka është e vendosur, opozita s’ka pse të shkojë në Bruksel vetëm sa për fotografi dhe pastaj të shpërndahet faji për marrëveshjen përfundimtare”, është shprehur Ahmeti.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?