Partitë politike opozitare ndonëse deklarohen të gatshme për ngritjen e mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj” ato për mosmarrjen e hapave konkretë në këtë drejtim fajësojnë njëra-tjetrën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, para pak ditësh i bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) që ose t’ia japin nënshkrimet për ngritjen e mocionit, ose ta ngrenë vetë mocionin.
Në anën tjetër LDK-ja dhe Vetëvendosja po e konsiderojnë hipokrizi këtë ftesë, madje përfaqësuesit e LDK-së kanë kërkuar nga PSD-ja që të pozicionohet se a është pushtet apo në opozitë, kurse analistët e çështjeve politike në vend qeverinë “Haradinaj” e shohin si më të dobëtën që ka pasur Kosova, ndërsa opozitën si më të pakoordinuarën.
PSD-ja, e gatshme për rrëzimin e Qeverisë
Deputetja e PSD-së Shqipe Pantina për gazetën “Zëri” ka thënë që kjo ftesë ka ardhur si rrjedhojë e deklaratave të Vetëvendosjes kinse PSD-ja është me pushtetin.
Ndërsa ajo ka thënë se PSD-ja është e gatshme për veprime në drejtim të rrëzimit të Qeverisë.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte