Dalin regjistrimet audio: Si Trump dhe ish-avokati i tij tentuan t’i “mbyllnin gojën” modeles së PlayBoy

09:04 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Regjistrimet sekrete audio të Presidentit Donald Trump duke diskutuar me ish-avokatin e tij Michael Cohen se si të paguanin një modele të Playboy për të mbajtur të fshehur lidhjen që kishte me të, janë zbuluar.
Regjistrimet, të marra dhe transmetuara nga CNN të martën, tregojnë bisedën e Trump me avokatin rreth një propozimi për “t’i mbyllur gojën” Karen McDougal. Më herët Trump thoshte se nuk dinte asgjë në lidhje me pagesën e bërë për McDougal.

Cohen dëgjohet t’i thotë Presidentit se kishte në plan të krijonte një kompani për të blerë të drejtat e modeles së PlayBoy.

“Duhet të hap një kompani për transferimin dhe të bëjmë disa financime,” dëgjohet të thotë ish-avokati i Trump.
“Çfarë financimesh?,” pyet Presidenti. “Duhet të paguajmë cash,” thotë Cohen.

Regjistrimi audio u mëndësua për CNN, nga avokati i Cohen, Lanny Davis, i cili ka qenë më parë këshilltari special i Presidentit Bill Clinton.

“Ia dërgova një kopje CNN për të mbrojtur klientin tim që akuzohet padrejtësisht,” shprehet ai. Ish-avokati i Trump, Cohen, akuzohet se ka pranuar 500 mijë dollarë nga një oligark rus të lidhur me paqartësitë e zgjedhjeve presidenciale.

Nga ana tjetër avokati i ri i Trump, Rudy Giuliani, insiston se Presidenti kurrë nuk pagoi për McDougal, por pranoi se audio, që daton në shtator të vitit 2016, ishte bisedë autentike.

Përpara se të publikohej, Giuliani tha se nga këto regjistrime i fituar do të dilte vetë Trump.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme