Gratë e ISIS dhe fëmijët e tyre të radikalizuar përbëjnë një kërcënim domethënës për Britaninë, teksa autoritetet po akuzohen se e kanë nënvlerësuar potencialin e tyre për të kryer akte terroriste.
Një raport i ri i frikshëm ka zbuluar 145 gra e 50 të mitur midis rreth 850 njerëzve që shkuan nga Britania në Irak e Siri për t’u bashkuar me ISIS. Raporti “Nga Daesh te Diaspora” zbulon se 13% e 41490 qytetarëve të huaj që u bashkuan me grupin e terrorit në Irak e Siri midis 2013 e 2018 ishin gra dhe 12% të tjerë ishin të mitur. Tani janë ata që mund të përpiqen të mbajnë gjallë në Evropë Kalifatin e rrëzuar. Raporti, nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit e King’s College në Londër, zbuloi se disa nga ato gra ishin përfshirë në planifikime aktesh terrori. Ekziston frika se tani mund të ketë celula terroriste të formuara vetëm nga gra dhe celula familjare. Safaa Boular, tani 18 vjeç, u bë planifikuesja më e re dënuar në Britani pasi u shpall fajtore për përgatitjen e një sulmi në Londër këtë viti, me një celulë të përbërë vetëm nga gra. Boular planifikoi fillimisht një sulm me armë e bomba në British Museum kur nuk arriti të bashkohej me burrin e saj në Siri.
Kur Boular u ndalua për tentativë për t’u bërë nuse xhihadi në Siri, motra e saj Rizlaine Boular mori stafetën dhe plafinfikoi vrasjen me thikë të kalimtarëve të rastësishëm përqark Pallatit të Westminster. Kur u arrestua, policët e gjuajtën katër herë me armë, por ajo mbijetoi. Dy motrat inkurajoheshin nga nëna e tyre, Mina Dich, 44 vjeç. Dich dhe Boular u burgosën për bërje plani për një sulm me thika në Londrën qendrore, sulm që celula terroriste femërore e kishte quajtur me emrin Mad Hatter’s Tea Party.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...