Sadiku drejt Turqisë, shok skuadre me ish yllin e Real Madrid

07:40 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Armando Sadiku me shumë gjasa do të largohet nga skuadra e Levantes. Sulmuesi shqiptar nuk është në planet e spanjollëve, si rrjedhojë ai duhet të zgjedh një klub tjetër ku mund të aktivizohet si titullar.

Pas Arisit të Selanikut, interesim për bomberin e Kombëtares kanë shfaqur edhe dy skuadrat turke Rizespor dhe Sivaspor. Te kjo e fundit aktivizohet edhe futbollisti brazilian Robinho.

Pak kohë më parë, ish-futbollisti i Milanit dhe i Realit u dënua me 9 vite burg nga gjykata e Milanos, pasi kishte përdhunuar një shqiptare, por ai vijon të jetë i lirë dhe vazhdon karrierën në Turqi.

Edhe pse dënimi ishte i formës së prerë, braziliani nuk mund të përfundojë në burg. Pikë së pari pasi futbollisti, ka të drejtë të apelojë vendimin, por edhe sepse Brazili nuk e lejon ekstradimin e shtetasve të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme