Google ADS

Ministri Gashi do të vizitojë Komunën e Podujevës

06:58 | 25 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i shoqëruar nga u.d. i Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovë, Naim Rexha do të qëndroj sot për vizitë në Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari i Komunës Agim Veliu.

Gjatë kësaj vizite ministri Gashi dhe kryetari Veliu do të vizitojnë gjithashtu edhe Pikë-Kalimin Kufitar në Merdare për të parë nga afër punimet që po zhvillohen, sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave, duke pasur parasysh shtimin e fluksit të udhëtarëve që kalojnë në këtë pikë-kalim kufitar gjatë sezonit veror.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme