Ambasada Shqiptare në Athinë ka bërë një përditësim të bilancit nga zjarret që kanë rënë në këtë vend.
Ka shkuar në 3 numri i shqiptarëve të plagosur. Ambasada konfirmon se përveç qytetares 63-vjeçare të plagosur nga Berati, në spital ndodhen edhe dy fëmijë. Të miturit i përkasin së njëjtës familje më origjinë nga Fieri. Ata janë të moshës 10 dhe 13 vjeç.
Njoftimi i ambasadës shqiptare në Athinë
Ambasada e RSh-së në Athinë njofton se pas verifikimeve të kryera në terren në të gjitha spitalet në zonën e Athinës, si dhe nga burimet zyrtare të Emergjencave Civile, rezulton se përveç rastit të qytetares shqiptare në spitalin Evangelismos për të cilën kemi njoftuar, janë dhe dy fëmijë nga e njejta familje, të moshës 10 dhe 13 vjeç nga Fieri, të shtruar në spitalin pediatrik Agia Sofia, në gjendje të mirë shëndetësore. Ditët në vijim pritet një konfirmim zyrtar nga autoritetet greke për identifikimin e viktimave të kësaj tragjedie. Ambasada është në ndjekje të situatës duke komunikuar në vijëmësi me autoritetet kompetente.
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit