Google ADS

Demi Lovato në gjendje të rëndë, dyshohet për mbidozë

23:00 | 24 Korrik 2018
A. B.

Këngëtarja e famshmë është shtruar në gjendje të rëndë në spital. Burimet lokale raportojnë se dyshohet se bëhet fjalë për një mbidozë.

Demi Lovato, këngëtarja e famshme amerikane pak orë më parë është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas policisë në Los Angeles, raportohet se me shumë mundësi bëhet fjalë për një mbidozë droge.

25-vjeçarja njihet për problemet e saj me lëndët narkotike që në moshën 17-vjeçare. Demi është shtruar disa herë në qendrën e rehabilitimit, por asnjëherë s’ja ka dalë mbanë të shërohej krejtësisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme