Dy të lënduar nga një aksident mes tri veturave në Prishtinë

21:57 | 24 Korrik 2018
Arbresh.info

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në rrugën ‘Bill Clinton’ në lagjen Dardania në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në tri vetura.

Indeksonline ka bërë të ditur se tashmë njëra nga veturat është larguar nga vendi ku është aksidentuar në mënyrë që të mos ketë bllokim të komunikacionit.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur Njësia e Policisë dhe Emergjenca. Duhet përkujtuar që ditëve të fundit numri i aksidenteve në vend ka qenë shumë i lartë, madje edhe prej atyre me fatalitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme