Evertoni ka finalizuar nënshkrimin me anësorin Richarlison për 40 milionë funta, përfshirë bonuset.
Braziliani është bërë përforcimi i parë nga Evertoni këtë verë dhe do të ribashkohet me trajnerin Marco Silva, me të cilin ka punuar gjatë kohës së tij në Watford, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari ka shënuar pesë herë brenda 12 ndeshjeve në Premierë Ligë sezonin e kaluar, por nuk e ka gjetur rrjetën sërish që nga shkarkimi i Silvas në janar.
Pas dështimit për të nënshkruar me sulmuesin brazilian Malcom, i cili finalizoi sonte (e martë) transferimin te Barcelona, Richarlison është një shtytje e madhe për “Toffees”.
Richarlison ka vendosur lapsin në një kontratë që i siguron atij qëndrimin në klub deri në vitin 2023./arbresh.info/
https://twitter.com/Everton/status/1021836043593629699
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...